Aksident trafiku në Dollc të Klinës, krijohen kolona
Mëngjesi në fshatin Dollc të Klinës ka nisur me një aksident trafiku.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të automjeteve në këtë zonë.
Por, zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

