06:11 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në ora 7:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës.

AktivPress mëson se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një fugon, mirëpo pos dëmeve materiale nuk ka lëndime serioze në njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës./AktivPress