Aksident trafiku në Drenas, lëndohen 5 persona
Në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku.
Të përfshira janë dy vetura, derisa lëndime trupore kanë marrë 5 persona, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Po rreth orës 14.20 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në fshatin Poklek. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe lëndime trupore kanë marrë 5 persona, ata janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas”, ka thënë ai për Indeksonline. /Indeksonline/
