75 Mall Live Search
08:14 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Drenas, përfshiren tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Drenas, te parku i biznesit.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shohim që në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura.

Sipas dëshmitarëve njëra nga veturat ka qenë me targa të Shqipërisë, kurse nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ndryshe, reshjet e borës e kanë vështirësuar qarkullimin në rrugë, teksa edhe policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në vozitje./Indeksonline/