Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohet një person

Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku, të dielën rreth orës 10 e 40 minuta në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.
“Është raportuar për një aksident trafiku midis të një automjeti dhe një biçiklete me drejtues kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti po vazhdon të hetohet nga policia rrugore./IndeksOnline/