Aksident trafiku në Ferizaj: Një person mbetet i lënduar

Një grua ka pësuar lëndime pas një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë në mes të një pirunari dhe një veture me targa të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I njëjti tha se e lënduara është dërguar në emergjencë në Ferizaj.