75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Aksident trafiku në fshatin Mrasor të Rahovecit, lëndohen rëndë 5 persona

Një aksident trafiku midis dy veturave ka ndodhur në orën 11 të së hënës në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Si pasojë e tij, të lënduar rëndë kanë mbetur 5 persona.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë.

“Në fshatin Mrasor rreth orës 11:00, ka ndodhur një aksident midis dy veturave. Aksidenti ka ndodhur kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës kishte hyrë në parakalim në kthesë dhe e godet veturën e cila ishte në përballkalim. Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime  të rënda 5 persona”, tha Gjurkaj për IndeksOnlinen.