19:16 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pranë pikës së karburanteve “Kastrati”.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një “Passat” dhe një “Mercedes”.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe autoambulanca, për t’iu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.