Aksident trafiku në Fushë Kosovë, përfshihen dy makina (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në komunën e Fushë Kosovës, ku janë përfshirë dy automjete, raporton IndeksOnline.
Për momentin nuk ka informacione të sakta lidhur me numrin e të lënduarve, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe autoambulanca, të cilat po merren me rastin./IndeksOnline/