75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / k.v

Aksident trafiku në Gjilan, një e lënduar – i dyshuari në mbajtje

Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:45, është raportuar një aksident trafiku në Gjilan mes një veture me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i huaj, dhe një veture me targa lokale, që drejtohej nga një femër kosovare.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit./IndeksOnline/