Aksident trafiku në Gjilan, vetura godet biçikletën
Ka ndodhur një tjetër aksident trafiku, këtë herë në qytetin e Gjilanit.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një biçiklete saktësisht në rrugën “Marie Shllaku”.
Në video shihet një person i shtrirë në tokë i cili ishte duke e ngarë biçikletën kur u godit nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani.