75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / k.v

Aksident trafiku në Gllarevë, dalin fotot nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident është përfshirë një automjet ndërsa raportohet edhe për të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale, teksa në vendin e ngjarjes shihet se ka dalë Policia dhe Autoambulanca.

Me rastin po merret njësiti I trafikut rajonal./IndeksOnline/