Aksident trafiku në Gllarevë, krijohen kolona

Një aksident trafiku me dëme materiale i ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë, ka shkaktuar kolona në të dy drejtimet.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ku shihen edhe dëmet materiale.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/