75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 11 Mars 2024 / S Z

Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë, në fshatin Gllarevë të Klinës.  Aksident ky në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se veturat e përshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në atë pjesë të rrugës.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.