75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / KV

Aksident trafiku në Grabanicë të Klinës, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Grabanicë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen qartë dëmtimet e konsiderueshme të automjeteve.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e aksidentit për të kryer procedurat e nevojshme.

Sipas raportimeve të para, në këtë aksident ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e tyre.

IndeksOnline do të sjellë informacione të reja sapo të konfirmohen nga policia e trafikut.