75 Mall Live Search
14:10 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / LB

Aksident trafiku në hyrje të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Pejës në fshatin Zahaq. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Indeksonline ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet Policia në vend të ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident trafiku.