75 Mall Live Search
14:02 / E Martë, 25 Korrik 2023 / k.v

Aksident trafiku në hyrje të Prishtinës, përplaset ‘Opeli’ dhe ‘Renaulti’ – Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale në Çagllavicë, në hyrje të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete njëra ‘Opel’ e tjetra ‘Renault’, ku sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline, dëmet në automjete janë të konsiderueshme.

Policia e trafikut ka pranuar informatën për aksidentin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin.

Disa anësore metali të rrugës janë shkatërruar nga përplasja me automjete.

IndeksOnline ka pyetur policinë për aksidentin dhe është në pritje të përgjigjes./IndeksOnline/