07:50 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në “Kodrën e Trimave”

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më herët në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra e tipit “VW” dhe tjetra e atij “Fiat”, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet për lëndime në njerëz, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Njësitet  përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më poshtë ua sjellim disa foto:

/Indeksonline/