Aksident trafiku në Komoran, përplasën dy automjete
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Komoran të Drenasit.
Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në këtë aksident, ku përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./Indeksonline/
