75 Mall Live Search
15:05 / E Premte, 01 Gusht 2025 / H F

Aksident trafiku në Komoran, përplasen dy vetura

Pasditen e së premtes në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Shkaktarët dhe rrethanat e sakta të aksidentit janë ende të paqarta, shkruan IndeksOnline.

Sipas informacioneve fillestare, ende nuk është konfirmuar nëse ndonjë nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore. Autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.