75 Mall Live Search
12:34 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Krushë të Rahovecit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Krushë të Rahovecit.

Nuk dihet për persona të lënduar ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në një fotografi të dërguar në Indeksonline shihet se njëra prej veturave të përfshira është Audi kurse tjetra Golf, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/