Aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në lagjen Veternik në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më herët IndeksOnline ka raportuar për kolona të gjata në këtë lagje.