Aksident trafiku në Lluzhan (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në Lluzhan të Podujevës.
Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shikimin e aksidentit.
Nuk raportohet për viktima ndërsa aktualisht trafiku është duke u zhvilluar me pengesa./Indeksonline/