Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person i lënduar
Foto ilustrim
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran.
Rreth këtij aksidenti, Indeksonline kontaktoi me zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili e konfirmoi aksidentin.
“Dy automjete të përfshira, një veturë është rrokullisur. Fatbardhësisht vetëm një person është i lënduar, ka lëndime të lehta trupore.”, u shprehë Hoxha.
Policia po bën apel tek vozitësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Indeksonline/