75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksident trafiku në Mazgit, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar në afërsi të fshatit Mazgit.

“Rreth orës 18:45, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër Mazgitit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete janë përfshirë në aksident dhe dy persona vërehet se kanë marr lëndime trupore”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se pas aksidentit janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, për të asistuar në vendin e ngjarjes.