Aksident trafiku në Milloshevë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Milloshevë. Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihen dy veturat e aksidentuara, të cilat kanë përfunduar në rrethojat përskaj rrugës.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.
Policia tashmë ka dalë në vendgjarje. Ndërsa janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë të rrugës. /Indeksonline/