75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 26 Korrik 2022 / k.v

Aksident trafiku në Mitrovicë, dy persona bëhen për spital

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar policia rajonale në Mitrovicë.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zaiti./IndeksOnline/