75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / A. M.

Aksident trafiku në Mitrovicë , përfshihet një veturë luksoze – “Mercedes”

Një aksident trafiku ka ndodhur afër parkut Solana dhe Urës së Gjakut, në Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ( Passat dhe Mercedes).

Sipas dëshmitarëve ka të lënduar pasi në vendin e aksidentit është parë ambulanca ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Vlen të theksohet se dje një aksident tjetër që ndodhi në Zhabar ishte me fatalitet, ku një ri ka humbur jetën. /Indeksonline/