75 Mall Live Search
17:45 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / A. M.

Aksident trafiku në Obiliq, lëndohen 5 persona

Rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka konfirmuar për “Indeksonline”, Flora Ahmeti, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës.

No description available.

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.