Aksident trafiku në Pejë, disa persona të lënduar
Rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Pejës.
Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të përfshira janë dy vetura, dhe për pasojë disa persona janë lënduar.
 Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. 
Indeksonline do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                