75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / F.R

Aksident trafiku në Pejë: Katër persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga ky aksident janë lënduar 4 persona.

Sipas njoftimit të spitalit, njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton opinionin publik se sot, si pasojë e një aksidenti trafiku, kemi pranuar 4 pacientë. 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. 1 pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor. Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre”, është thënë në njoftimin e spitalit.