75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Aksident trafiku në Pejë, lëndohen dy persona

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Në atë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë janë lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për të marrë trajtimin e duhur mjekësor./Indeksonline/