75 Mall Live Search
21:47 / E Martë, 23 Shtator 2025 / BA

Aksident trafiku në Pejë, përfshihen dy vetura (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës, saktësisht në “Tranzit”.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje të aksidentit./IndeksOnline/