75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 05 Maj 2025 / FR

Aksident trafiku në Pejë, përfshihet një veturë e policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave është veturë e Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e përplasjes.

IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme rreth këtij rasti.