18:15 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Aksident trafiku në Penuhë të Podujevës, përplasen mes vete një kombi-bus dhe veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në  fshatin Penuh të Podujevës.

Siç shihet në videon e dërguar në  adresë të IndeksOnline, një kombi bus është përplasur me një veturë të tipit Audi, duke i shkaktuar kështu dëme materiale, dy automjeteve.

Ndërsa janë shkaktuar kolona dhe tollovi në këtë pjesë mjaftë të frekuentuar që lidh Prishtinën me Podujevën.

Pamje: