75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Sibovc të Podujevës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/