Aksident trafiku në kryeqytet, përplasen dy vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës.
Veturat e përfshira në aksident janë përplasur me njëra-tjetrën saktësisht tek pjesa e njohur si sheshi ‘Bill Clinton’, transmeton Indeksonline.
Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, përpos dëmeve të konsiderueshme materiale./Indeksonline/