75 Mall Live Search
22:35 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Dy personave u është ofruar trajtim mjekësor pas një aksidenti mes një automjeti dhe dy motoçikletave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një  aksident ku janë përfshirë një  automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.