22:29 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Aksident trafiku në Prishtinë: Lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në kryeqytet saktësisht në rrugën “1 Tetori”.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona nga tri vetura të aksidentuara.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes,si pasojë e këtij aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë deklaruar për Indeksonline zyrtarë nga Policia e Kosovës.