09:09 / E Diele, 07 Mars 2021 / Ç.Q

Aksident trafiku në Prishtinë mes trenit dhe një veture, Policia jep detaje

Foto Ilustrim

Një aksident trafiku mes një veture e një treni ka ndodhur sot në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Çollaku, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtareve. Si pasoj  e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, u shprehë ajo./Indeksonline/