75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë.

Lexuesit e Indeksonlinet kanë dërguar foto nga aksidenti, ku shihet një veturë-taksi teksa ka goditur një shtyllë të ndriçimit, te vendi i quajtur “Udhëkryqi i Ilirisë”.

Sipas lexuesve, një person ka mbetur i lënduar në këtë aksident.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/