Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen dy automjete

Sot rreth orës 20:45 në rrrugën”C”,në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore . Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Flora Ahmeti për IndeksOnline.