75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

Aksident trafiku në Prizren, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Në raportin e policisë thuhet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor./IndeksOnline/