23:51 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në qendër të Gjilanit, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në qendër të Gjilanit.

Mësohet se disa persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, transmeton Indeksonline.

Me rastin në fjalë po merren organet e rendit, për të mësuar shkaktarin e këtij aksidenti.

Indeksonline ka provuar të mësojë më shumë rreth rastit në fjalë, mirëpo kontakti me zyrtarët policor ka qenë i pamundur. /Indeksonline/