15:41 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Qyshk të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Qyshk të komunës së Pejës.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.

Në aksident janë përfshirë një veturë e markës gjermane ‘Golf’ dhe një kamion.

Policia e Pejës e ka bllokuar aksin ku ka ndodhur aksidenti duke organizuar trafikun në rrugë dytësore. /Indeksonline/