75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Rahovec

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të vendit ku të premtën humben jetën tre persona derisa tre të tjerë u lënduan rëndë si pasojë e një aksidenti.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ndryshe, nesër është shpallur ditë zie në Rahovec, në shenj ngushëllimi me familjarët e viktimave.