15:19 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Raushiq të Pejës (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës, ku një kamion ka mbetur në rrugë.

Sipas një video të dërguara në redaksinë e Indeksnline, kamioni në fjalë ka mbetur anash rrugës, përderisa nuk dihet nëse ka të lënduar, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se si është ardhur deri te aksidenti por për momentin në çdo anë të Kosovës ka reshje të shiut, që zakonisht shtojnë edhe numrin e aksidenteve./Indeksonline/