14:15 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani”, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e aksidentin është paraqitur menjëherë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Në këtë pjesë janë krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve./IndeksOnline/