75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 23 Janar 2025 / FR

Aksident trafiku në rrugën Drenas-Skenderaj, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-Skenderaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal.