75 Mall Live Search
22:44 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë, vdes një person

Një 70 vjeçar ka humbur jetën sonte pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se edhe pasagjeri ka marrë lëndime.

Hashani bëri të ditur se njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti  të rëndë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturav, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar  me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka nëdrrue jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar  edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.